E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, pasaniku i futbollit

Revista belge ‘Sport Foot Magazine’ e ka publikuar listën e 50 futbollistëve më të paguar në botë. Mbret i ‘parasë’ është Cristiano Ronaldo, i cili nga Real Madridi paguhet 12 milionë euro në vit. I dyti është Wayne Rooney, me 500 mijë euro më pak, kurse i treti gjendet ‘Topi i Artë’, Lionel Messi , me 11 milionë. Nga Express më 19 janar 2011 në ora 09:07

Edhe pse nuk ishte as në rrethin e ngushtë të kandidatëve për ta fituar çmimin ‘FIFA Topi i Artë’, Cristiano Ronaldo prinë për diçka tjetër. Në fakt, numri 7 i Real Madridit është futbollisti më i paguar në botë, sipas revistës belge ‘Sport Foot Magazine’.

Ylli portugez paguhet 12 milionë euro në vit. Ai ndiqet nga ish bashkëlojtari Wayne Rooney, që është i dyti me 11.5 milionë. Kurse vetëm i treti është futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, i cili për një vit merr 11 milionë euro.

Pas fituesit të dy “Topave të Artë” të fundit për çudi gjendet mesfushori Yaya Toure, i cili nga Manchester City përfiton 10.8 milionë euro në vit. I pesti renditet interisti Samuel Eto’o me 10.5 milionë, derisa prapa tij është mesfushori i Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger(9,7).

Zlatan Ibrahimovic i Milanit paguhet 9 milionë, njëjtë si Kaka i Realit të Madridit e John Terry i Chelseas. Kurse top 10 e mbyll togolezi Emmanuel Adebayor, për të cilin Manchester City shpenzon çdo vit nga 8.4 milionë euro.

50 lojtarët më të paguar në botë
1. Cristiano Ronaldo12 milionë euro në vit
2. Wayne Rooney 11,5
3. Lionel Messi 11
4. Yaya Toure10,8
5. Samuel Eto’o 10,5
6. Bastian Schweinsteiger9,7
7. Zlatan Ibrahimovic9
8. Kaka 9
9. John Terry9
10. Emmanuel Adebayor 8,4
11. Franck Ribery8
12. Fernando Torres7,8
13. Steven Gerrard7,6
14. Carlos Tevez7,6
15. Frank Lampard7,57
16. Xavi7,5
17. Andres Iniesta7
18. Didier Drogba6,5
19. Rio Ferdinand6,5
20. Andrea Pirlo6
21. David Villa 6
22. Iker Casillas6
23. Frederic Kanoute6
24. Karim Benzema6
25. Gigi Buffon 6
26. Patrick Vieira5,72
27. Wesley Sneijder5,5
28. Garreth Barry5,5
29. Arjen Robben5,5
30. Asley Cole5,41
31. Joe Cole5,2
32. Diego Milito5
33. David Silva 5
34. Carles Puyol5
35. Kolo Toure 5
36. Sergio Aguero5
37. Francesco Totti4,9
38. Dimitar Berbatov4,87
39. Andrei Arshavin4,87
40. Nicolas Anelka4,8
41. Yoann Gourcuff4,8
42. Paul Scholes4,8
43. Daniele de Rossi4,6
44. Xabi Alonso 4,6
45. Jamie Carragher4,6
46. Ryan Giggs 4,6
47. Julio Cesar4,5
48. Diego Forlan4,5
49. Alessandro Nesta4,5
50. Gabriel Heinze4,5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›