E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, 50 milionë euro për francezin Ribery

Chelsea eshte gati te beje nje goditje te madhe ne merkaton e janarit duke transferuar ne Londer, talentin e futbollit francez Frank Ribery. Megjithese, trajneri i skuadres angleze Karlo Ancelotti kishte thene me pare se nuk do te hynte ne merkato, sipas mediave angleze, presidenti Roman Abramovic ka gati nje oferte me 50 milione euro per futbollistin qe luan me Bajernin e Mynihut. Chelsi ishte i interesuar per Ribery qe ne merkaton e veres, por u tërhoq, pasi ne loje hyri dhe Reali i Madridit.

Gjithsesi, mesfushori francez preferoi te qëndronte ne kampionatin
gjerman, nderkohe qe ende nuk e ka rinovuar kontraten e tij me
Bajernin. Per kete arsye, Abramovic kërkon ta mbylle menjehere
marrëveshjen, megjithëse futbollisti i kombëtares franceze nuk mund te
luaje ne kete sezon te Liges se kampioneve. Me 50 milione euro, do te
jete e veshtire qe nje klub te tjeter te kaloje oferten e Chelsit.

E ndryshme eshte situata ne klubin tjeter anglez, Liverpul qe janar apo
ne merkaton verore mund te humbase dy prej pjesëve te tij me te çmuara
kapitenin Stiven Gerrard dhe sulmuesin Fernando Torres. Sipas te
perjavshmes angleze “News Of The World” eliminimi nga Liga e
Kampioneve e ka thelluar me shume bilancin negativ te klubit,m i cili
mund te jete i detyruar te shese dy nga futbollistet me te kërkuar ne
bote. Xherrard prej kohesh eshte ne shenjestren e Realit te Madridit,
nderkohe qe Torres pëlqehet shume nga Chelsea.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›