E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Arbitrat, pjesë e rëndësishme e futbollit

Megjithese jane kontestuar shume gjate pjeses se pare te këtij sezoni, arbitrat e futbollit shqiptar e kane mbyllur vitin me nje mbremje festive, ku pervec xhaketave e zeza te futbollit ne vend merrnin pjese edhe drejtuesit me te larte te federates. Shoqata e arbitrave ka nderuar me nje cmim te veçante presidentin e FSHF-se, Armand Duka, i cili ne te gjitha rastet kur ata kane qene ne shenjester te kontestimeve eshte radhitur përkrah tyre. Edhe nje here Duka ka thene se arbitrat kane qene pjese e rendesishme e futbollit shqiptar ne vitin  qe po mbyllet.

“Falenderoj gjithë gjyqtarët shqiptarë për kontributin që kanë dhënë në
zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Kuptohet që zhvillimi është një nga
faktorët kryesorë që e ndihmon zhvillimin e kësaj loje. Gjyqtarët,
shpeshherë të kontestuar bëjnë një punë dhe një sakrificë të madhe në
zhvillimin e lojës” tha Duka.

Cmime kane marre edhe ish-arbitra dhe ish-asistente, te cilet nuk gjykojne me ne fushat e futbollit shqiptar.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›