E Diel, 1 Nëntor 2026

David Beckham, stërvitja e parë me Milanin

David Beckham eshte kthyer ne kampionatin italian Seria A, ku do te luaje me Milanin per pjesen e mbetur te sezonit dhe sic ka deklaruar vete mesfushori anglez do te kerkoje te bind trajnerin Fabio Kapelo ta grumbulloje ate me perfaqesuesen ne Boterorin 2010. Anglezi ka preferuar te bashkohet menjehere me skuadren kuqezi dhe ka ngare vete makinen per ne kompleksin stervitor Milanelo, ku pasi ka zhvilluar testet mjekesore ka bere dhe stervitjen e pare nen drejtimin e trajnerit Leonardo.

Megjithe temperaturat e uleta, rikthimi i David Beckham ka terhequr
shume tifoze ne kompleksin stervitor.  Kjo eshte hera e dyte qe
ish-mesfushori i Manchster United, Realit te Madridit dhe Los Angeles
Galaxy vesh fanellen e Milanit, pas ekseperiences gjashte mujore ne
sezonin e shkuar. Me pas Beckham u kthye perseri ne kampionatin
amerikan me skuadren e Galaxy, nderkohe qe me aktivizimin ne Serine A,
ai kerkon te siguroje nje vend ne perfaqesuesen e Anglise. Pas testeve
mjeksore dhe stervitjes se pare me skuadren e Leonardos, mesfushori
anglez ka treguar nje forme te mire. "Ai ka shume deshire te stervitet
dhe punon intensivisht”, ka thene pergatitesi atletik i Milanit Daniele
Tognaccini per agjensine ANSA. 

David Beckham pritet te zbrese ne fushen e lojes qe ne ndeshjen e pare
te vitit 2010 te Milanit, qe me 6 janar do te luaje ne fushen e tij
kunder Genoas. Kuqezinjte e drejtuar nga Leonardo ndodhen ne vendin e
dyte te serise A, me 8 pike me pak se Interi, por kane luajtur nje
ndeshje me pak.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›