Chelsea, 7 mln stërlina për angazhimin e Dinho

Faqja e internetit e tabloidit britanik “Sun” ka publikuar sot një lajm për një negociatë prej 7 milionë stërlinash, që klubi i Chelsea u ka ofruar krerëve të Barca-s për të angazhuar fatanzistin brazilian Ronaldinho.
Denoncimi është bërë nga ish-drejtuesi i klubit katalanas, Laporta, i cili e ka shkruar me të zezë mbi të bardhë në librin e tij “Një ëndërr për fëmijët e mi”.
Libri në fjalë ka dalë në shitje të hënën e kaluar në Spanjë, duke i drejtuar gishtin zëvendëspresidentit të asokohe, Rosell. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit anglez, që ka hedhur poshtë cdo deklaratë.