Manchester-Chelsea, sfida e parë në 3D

Sfida Manchester United-Chelsea, përvecse është vendimtare për titullin e kampionit të Anglisë, do të jetë njëkohësisht ndeshja e parë që do të transmetohet në 3D në Evropë.
Iniciativa është e 'Sky 3D', kanal që bën pjesë në platformën satelitore, pronë e pasanikut australian Rupert Murdoch. Sfida, e parashikuar për nesër në orën 13:45 do të lërë shenjë në historinë e sportit në televizion.
Takimet në 3D, që do të jenë 5 deri në fund të sezonit, për momentin do të mund të shihen vetëm në pabe dhe jo në ambiente të tjera private.