E Diel, 1 Nëntor 2026

Chelsea Clinton dhe bashkëshorti vizitojnë për 3 orë Butrintin

BUTRINT- Chelsea Clinton, vajza e ish- presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka vizituar paraditen e sotme Parkun Kombëtar të Butrintit, sëbashku me bashkëshortin Marc Mezvinsky.
E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Çhelsea e shoqëruar dhe nga Lordi Rothschild, është njohur më historine mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut te Butrintit, Rajmond Kola.
30-vjeçarja Celsa Clinton gjatë vizitës së saj 3 orëshe në Parkun e Butrintit, ka treguar interes për gërmimet arkeologjike.

Ajo ka vizituar amfiteatrin dhe muzeun e Butrintit. Drejtori i Parkut është shprehur se Chelsea ka mbetur e mahnitur nga historia dhe bukuria e këtij Parku Kombëtar, Arkeologjik.

Vizita e znj. Clinton ishte tërësisht private dhe ajo nuk kërkoi ndihmën e autoriteteve shqiptare për ta shoqëruar. Burime për News 24 thane se vajza e Bill dhe Hilary Clinton sëbashku me bashkëshortin erdhën me një jaht në ishullin e Korfuzit.
Butrinti mbetet një nga pikat turistike më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj këtë sezon veror.
Kjo pasuri e trashëgimisë botërore, e cila mbrohet nga UNESCO mban në vetvete gjurmët nga periudha arkaike e deri në atë moderne nuk mund te mos ishte ne listen e vendeve te preferuara për t’u vizituar nga Chelsa Clinton. 

Parku Kombëtar i Butrintit ditët e fundit është bërë mjaft i vizitueshem. Vjet edhe këngëtari i njohur Jon Bon Jovi, ka vizituar Butrintin.

Vetëm gjatë ditës së djeshme (10 gusht), Butrinti u vizitua nga 1500 vizitorë, shifër rekord. Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë zë pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore, që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. 

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›