Chelsea Clintonvishet me të bardha
RHINEBECK- Chelsea Clinton vajza e vetme e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe sekretares aktuale të shtetit, Hillary Clinton është martuar me shokun e saj, prej vitesh tashmë Marc Mesvinsky, në fshatin piktoresk të Rhinebeck, 160 km larg Neë York-ut.
Fotot e publikuara nga Rojters japin pamje nga ceremonia martesore, e cila u zhvillua larg kamerave. Në foto duket nusja, e cila ka veshur një fustan të bardhë në formë busti dhe me një rrip ngjyrë platini me rruaza në mes dhe me një vello të gjatë e të bardhë. Ndërsa dhëndërri i veshur me një smoking të zezë, shfaqet në foto me familjen Clinton.
Në njërën foto shfaqet edhe nëna e nuses, Hillary Clinton, e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të purpurt, ndërsa Bill shfaqet duke ecur përkrah vajzës në korridorin drejt altarit, ka veshur një kostum në ngjyrë të zezë.
Në ceremoninë martesore të vajzës së Bill dhe Hillary Clinton, Chelsea, ishin të ftuar dhe përfaqësues të lartë të jetës politike dhe shoqërore në SHBA.
(m.a/News24/BalkanWeb)