Petkovic: Eulextë hetojë pasurinëe deputetit serb
PRISHTINë- Dikur vetë i dyshuar dhe i shkarkuar për afera korruptive, Sllavisha Petkovic, ish-ministër për Kthim, i bën thirrje EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale që të hetojnë pasurinë dhe pozitat që mban Sllobodan Petrovic, anëtar i Kryesisë së Kuvendit dhe rival i tij politik.
Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkovic, i ka bërë thirrje publike EULEX-it, Prokurorisë Speciale dhe Task Forcës Anti Korrupsion që të hetojnë pasurinë si dhe dy pozitat që mban anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petrovic.
Petkovic që tashmë është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i Partisë Serbe Social Demokrate në Kosovë, ka thënë për Express se ai është i bindur se organet e hetuesisë kanë çfarë të gjejnë në rast se ata hetojnë pasurinë dhe pozitat që mban kryetari i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petrovic.
Ky deputet serb thotë se përveç pasurisë që duhet t`i hetohet, ai është shumë i bindur që Sllobodan Petrovic ka keqpërdorur dhe abuzuar me dy postet që mban si drejtor në Postë-Telekomin e Kosovës (PTK) si dhe si anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Nëse nuk kanë filluar hetimet ndaj tij, jam i sigurt se EULEX-i do ta bëjë një gjë të tillë, dua t`i them EULEX-it kryeprokurorit, organeve të tjera që të shikohet vetëm lista e të punësuarve serbë në PTK, kush janë ata njerëz dhe a punojnë të gjithë ata dhe se a ka aty edhe emra fiktivë, e që rroga e tyre i shkon në xhirollogari tjetërkujt”, thotë ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkovic.
Ai thotë se për një kohë të gjatë ka qenë ministër për Kthim dhe Komunitete dhe nuk ka mundur nga të ardhurat e tij personale që të blejë një banesë apo shtëpi për të jetuar.
“Sot jetoj në Prishtinë, privatisht; nuk kam mundur asgjë nga të ardhurat e mia personale të kursej dhe të blej ndonjë banesë apo shtëpi dhe tash si është e mundur që Petrovic për një kohë shumë të shkurtër të bëjë gjithë këtë pasuri”, ka vlerësuar ai.
(m.a/BalkanWeb)