E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia merr presidencënnë OKB, Kosova në kryetë axhendës

NEW YORK- Delegacioni rus merr sot presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas rotacionit alfabetik. Kështu ambasadori i përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Curkin do të zëvendësojë atë nigerian Xhoi Okvu.

Ndërsa nesër presidenti i ri do të zhvillojë takime me kolegët e tij në KS, për të rënë dakort mbi planin e punës për këtë muaj, ku Kosova është në krye të axhendës ruse. Moska kërkon mbajtjen e një diskutimi të hapur pikërisht më 3 gusht lidhur me rezolutën e paraqitur nga Serbia, pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosvës. Sipas burimeve diplomatike, gjatë kësaj seance anëtarët e KS do të dëgjojnë një raport të ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremic, ndërsa nuk është vendosur ende nëse do të lejohet të flasë edhe homologu i tij kosovar Skënder Hyseni.

Ky i fundit ndodhet prej disa ditësh në New York, ku ka patur me dhjetra takime në kuadër të fushatës së re lobuese për nxitjen e njohjeve të reja pasi GJND-ja shpali se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar. Hyseni takohet nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun të cilit do ti paraqesë kërkesën e tij që të lejojë të flasë në takim, por presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit mund të ndikojë negativisht në këtë drejtim. Gjithsesi gjithcka pritet të vendoset nesër.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›