E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kamionistëtnë ditën e 7 të grevësnisin negociatat

ATHINë- Një mbledhje e jashtëzakonshme e kamionistëve dhe shoferëve të autoboteve pritet të zhvillohet sot në Greqi, ku do të vendoset fati i grevës dhe nisja e një raundi të dytë negociatash me qeverinë. Ashtu sic është shprehur dhe kreu i sindikatës Jorgos Tzorzatos, në këtë mbledhje do kërkohet shtyrja e grevës dhe negociata të reja me qeverinë, propozim ky që pritet të miratohet nga qeveria.

Në ditën e saj të shtatë, greva e kamionistëve ka humbur tashmë forcën e saj. Furnizimi me karburant i aeroporteve, spitaleve dhe centraleve elektrikë është rivendosur sërish me ndërhyrjen e ushtrisë. Edhe në pikat e furnizimit me karburant gjendja është përmirësuar. Sipas të dhënave të industrisë greke të turizmit, greva ka shkaktuar rënie të ndjeshme të prenotimeve, kryesisht të atyre me afat të shkurtër. Restorantet kanë patur rënie 25 përqind të volumit të punës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›