E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea barazon me Liverpoolin

Chelsea dhe Liverpool kanë ndarë pikët në barazim 1-1 në Stamford Bridge në kuadër të kryendeshjes së xhiros së 11-të në Premierligë. Vendasit patën më tepër nga loja por mysafirët arritën të barazojnë dhe morën një pikë të vlefshme nga përballja me kundërshtarin, që rrallë herë gabon në shtëpi.

Chelsea kaloi në epërsi me golin e kapitenit John Terry i cili realizoi me kokë në minutën e 20-të. Mirëpo, pak më vonë fati i keq goditi yllin anglez i cili pësoi një dëmtim serioz dhe u zëvendësua nga Gary Cahill. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Chelseat. Kurse, ajo e dyta u solli raste të reja për të dyfishuar epërsinë.

Megjithatë, ato nuk u shfrytëzuan dhe Liverpooli u kundërpërgjigj. Qendërmbrojtësi Jamie Carragher devijoi topin pas një rivënie nga këndi, kurse nga afërsia realizoi Luis Suarez. Ndodhi kjo në minutën e 73-të. Pas golit të barazimit Liverpool kërkoi të fitojë krejt përballjen por reagimet e mira të portierit Petr Cech e shpëtuan Chelsean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›