E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea barazon me Tottenhamin

Chelsea ka barazuar pa gola me Tottenhamin në ndeshjen kryesore të xhiros së 30-të në Premierligë. Pavarësisht rasteve të shumta për të dyja skuadrat, rrjetat mbetën të pamposhtura dhe ekipet i ndanë pikët në Stamford Bridge.

Me këtë barazim 0-0, Chelsea mbetet i pesti me 50 pikë kurse edhe Tottenham nuk ka lëvizur duke qëndruar një pozitë më lartë, me 55 pikë.

Nga ky rezultat mund të përfitojë Arsenali që ndeshet në Emirates Stadium me Aston Villan dhe në rast të fitores do të ketë tri pikë më tepër se Tottenham duke përforcuar pozitën e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›