Aguero, i lumtur në Man City

Sulmuesi Sergio Aguero ka mohuar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid, duke insistuar se është i lumtur në Manchester City.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini shpenzoi 35 milionë funte për transferimin e Agueros nga Atletico Madrid gjatë verës së vitit të kaluar. Por, së fundmi spekulohej se Reali është duke përgatit ofertë për argjentinasin, i cili megjithatë insiston se nuk planifikon të ndërrojë ambientin.
“I siguroj tifozët e Cityt se jam i lumtur këtu. Synimi im primar është të fitoj ligën këtë sezon. Pastaj, dua të mbetem këtu për një kohë të gjatë”, deklaroi Aguero për The Sun.