E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger, i gatshëm të rrezikojë

Arsene Wenger është i gatshëm të rrezikojë në transferimin e futbollistit të duhur gjatë verës derisa kërkon kualitet në vend të kuantitetin për të përforcuar skuadrën e Arsenalit.

“Sa i përket kuantitetit nuk do të bëjmë shumë. Por, në aspektin e kualitetit, do të rrezikoj për të gjetur një futbollist të nivelit të lartë, sigurisht”, deklaroi Wenger për mediet angleze.

“Kemi 25 futbollistë kurse shumë të tjerë janë të huazuar. Andaj, kemi një numër të gjerë dhe nuk mund të shtojmë shumë të tjerë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›