Gashi e Sadiku fitojnë Superkupën e Suedisë

Pas titullit të kampionati, skuadra e Helsingborgut, ku luajnë mesfushori Ardian Gashi dhe mbrojtësi Loret Sadiku, kanë fituar Superkupën e Suedisë, pasi të shtunën mposhtën skuadrën e AIK Stockholmit me rezultat 2:0. Dyshja kosovare ishin titullarë për ekipin e tyre dhe luajtën të gjithë ndeshjen.
Për Ardian Gashin, ky është trofeu i tretë prej ardhjes së tij në Helsingborg nga ekipi norvegjez, Fredrikstad në vitin 2012, pasi më herët ka fituar kupën dhe titullin e kampionit në Suedi.
Ndërsa për talentin 20 vjeç, Loret Sadiku, ky ishte trofeu i parë me skuadrën e Helsingborgut, tek e cila u transferua gjatë afatit kalimtar të dimrit nga ekipi i ligës së dytë suedeze, Varnamo.