Sërish dhunë në Egjipt

Një person u qëllua për vdekje dhe 18 të tjerë pësuan lëndime në përplasjen mes forcave të sigurisë dhe tifozëve të hidhëruar të skuadrës egjiptiane al-Masry në qytetin Port Said.
Al-Masry u dënua për dy sezone nga Federata egjiptiane e Futbollit (EFA) pas tragjedisë së muajit të kaluar që la të vrarë 74 persona kur skuadra nikoqire mposhti Al-Ahlin, klubin më të suksesshëm të Afrikës.
Po ashtu, stadiumi në Port Said, ku u krijua trazira, do të jetë i mbyllur për tri vite, ka njoftuar EFA