Chelsea dhe Man City pas Kjaerit

Chelsea dhe Manchester City kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për transferimin e mbrojtësit të Palermos, Simon Kjaer.
Tabloidi anglez Daily Star ka njoftuar se skautë nga Eastlands dhe Stamford Bridge, e kanë përcjellë Kjaerin, të enjten, në humbjen e Palermos, me rezultat 2-0 nga Lazio, në Kupën e Italisë.
Palermo, deri më tani, ka insistuar se Kjaer nuk do të largohet, se paku deri në fund të këtij sezoni, por Chelsea dhe Manchester City janë të gatshëm të sfidojnë rezistencën e klubit sicilian.