E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea e do Maiconin

Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Interit, Douglas Maicon, kanë njoftuar mediet angleze.

30 vjeçari brazilian spekulohet se do të braktis gjigantin milanez gjatë këtij afati kalimtar të verës derisa së fundmi është përmendur si objektiv i Paris Saint-Germain dhe Real Madridit.

Por, Chelsea besohet se është e gatshme të bëjë ofertë për Maiconin duke përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes pas largimit të Jose Bosingëas në përfundim të sezonit.

Maicon mund të bëhet përforcimi i tretë i gjigantit londinez gjatë kësaj vere pas Marko Marinit dhe Eden Hazardit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›