E Shtunë, 31 Tetor 2026

T’u mbijetosh ujqve

“The Grey” vazhdon të jetë njëri prej filmave më interesant tradicional. Për tre dimra, kur Oskari harroi ta përfshijë Liam Neeson në Oskar, atë prapë e kemi me filma të njëjtë në treg, duke u përpjekur të mos kursehet prapë nga filmat aksione.

Shikojeni këtë film! Pasi shikoni filma të shtrenjtë dhe të bërë me teknologji të lartë, Neeson bën filma të këtillë pa buxhet të madh, por shumë interesantë, me plot aksione heroike për të shpëtuar nga ajo që mund t’i ndodhë.

Kështu ai nuk largohet nga zhanri i tij, pasi që e thotë edhe vetë se ndihet shumë mirë në të. Ai përsëri paraqitet në një karakter serioz, i ashpër me armikun, pavarësisht se kush është para tij.

Filmi paraqet si një avion me punëtorë të një platforme nafte rrëzohet në një zonë të izoluar të Alaskës dhe 8 njerëz arrijnë të mbijetojnë.

Të përballur me kushte të paimagjinueshme, nën drejtimin e një punonjësi të sigurisë, ata do të përpiqen t’i shpëtojnë të ftohtit ekstrem dhe një tufe ujqish të uritur që nuk u ndahen.

Në “Taken” dhe “Unknown”, ai gjurmon në një zhanër më të shpejtë duke bërë një triler në vendet kozmopolite. Ky lloj argëtimi që paraqitet është kryesisht në natyrë. “The Grey”, i punuar me regji të Joe Carnahan dhe me skenar të Ian Mackenzie Jeffers, është paksa më ndryshe dhe më i thellë: një përrallë me elemente eksperimentale të mbijetesës për shkak të një efekti të tmerrshëm që e shohim edhe te përrallat e Jack London apo Ernest Hemingway.

Është një film i mirë me efekte të pakta speciale, kryesisht të lehta që paraqet ekzistencën e një njeriu në një territor të panjohur që lufton për mbijetesë.

Territori gjeografik i paraqitur në film është i rrethuar me borë e acar dh gjendet në një qoshe të Alaskës, ku Neeson dhe disa aktorë të tjerë arrijnë t’i mbijetojnë rrëzimit të aeroplanit. Karakteri i Neeson është Ottway, i cili është pjesë e një klani problematik, që konsumojnë shumë alkool dhe kanë humbur shumë njerëz në Arktik duke kërkuar fusha me naftë.

Tani puna e tij është të kërkojë një tundër apo një pronar nafte dhe ky si një “vrasës me pagesë ndaj kompanive të naftës” në vend të kësaj do të përballet me kafshë grabitqare bashkë me punëtorët e tjerë. Ottway nuk flet shumë dhe ne nuk mund të dimë shumë për biografinë e tij dhe të gruas. Ai paraqitet herë melankolik e herë i ashpër.

Ndjenjat që shpreh janë aluzion i brishtësisë së tij prapa ashpërsisë , një person që sulmon shpejt. Është e qartë që ai është një person i cili përdor dhunën me ftohtësi, ka instinkt të madh të mbijetesës, por po ashtu ka rezervat e tij me ata që është i shoqëruar. Shumë shpejt pas shkatërrimit të aeroplanit, pasagjerët të cilët janë lënduar shumë do t’i lënë ashtu.

Ky është një film që ndoshta do të mund t’ju asociojë me filmat e Carnahan, i cli ka bërë edhe regjinë e filmave të njohur si “Smokin’ Aces” dhe “The A-Team”. Ana sadiste e këtyre filmave është më tepër një injorim i rebelimit, i cili paraqet një parodi të një pseudoburri që ka aftësi gjeniale, por i ka përdorur për keq deri në një moment.

“Grey” shpalos një ide të vrazhdë, por për toke, të meshkujve, të cilët kanë pasur pak momente sentimentale në jetën e tyre. Mbijetesa e të gjithë këtyre djemve shihet, kur gjithsecili ka aftësi speciale, por janë të pasigurt, trima e edhe pak budallenj.

Disa jetojnë, disa vdesin, disa i katandis fati i tyre nëpër qoshe të ndryshme. Njëri është cinik, tjetri një baba i mirë, kurse tjetri artist që bën karikatura. Ata respektojnë individualitetin e jetës së tyre, edhe pse jetojnë në kushte specifike – jetë apo vdekje.

Të ndjekur nga ujqit, burrat fillojnë të bëhen me shprehi të predatorëve. Në një pikë, krejt pa ditur, ata dëgjojnë ulërima dhe gëlqitja që Ottway i shpjegon si zëra të alfës që po i vë në sfidë autoriteti i tyre. Pak minuta më vonë, ata kanë të njëjtat mendime, por që përgjigja e tyre nuk është e duhura.

Nuk është Ottway ai që kontrollon situatën. Është e vështirë në atë ambient sepse, pavarësisht mjeteve teknologjike, në disa vende as bota njerëzore nuk ka depërtuar, kështu që personazhet do të përballen me uri, etje dhe në fund edhe me forcat e natyrës dhe gravitetin e tokës. Kjo do të thotë që Grey është një film më ndryshe se jemi mësuar t’i shohim deri tani. Filmat aksione i kemi parë edhe në anët e tjera, por jo në një masë të këtillë të dhunës që ndodh në film. “The Grey” është një film që pa përcjelljen e prindërve do të mund të shikohet vetëm pas moshës 17 vjeç. Ai do të shfaqet vetëm dhe këtë të diel në DigiGold.

---------

The Grey

Regjia: Joe Carnahan; skenari: Carnahan dhe Ian Mackenzie Jeffers, bazar në tregimin e Jeffers, “Ghost Walker”; drejtor i fotografisë: Masanobu Takayanagi; montazha: Roger Barton dhe Jason Hellman; muzika: Marc Streitenfeld; dizajner: John Willett; producentë: Jules Daly, Carnahan, Ridley Scott dhe Mickey Liddell; Distributor: Open Road Films. Kohëzgjatja: 1 orë e 57 minuta.

Aktorë: Liam Neeson (Ottway), Frank Grillo (Diaz), Dermot Mulroney (Talget), Dallas Roberts (Henrick), Joe Anderson (Flannery), Nonso Anozie (Burke), Ben Bray (Hernandez), James Badge Dale (Lewenden) dhe Anne Openshaw (gruaja e Ottway).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›