E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani, opozitarja Suu Kyi takohet me senatorin amerikan Jim Webb

Opozitarja birmaneze Aung San Suu Kyi, e dënuar me arrest shtëpie, mbërriti sot, e shoqëruar nga policia, në një godinë qeveritare për t'u takuar me senatorin demokrat Jim Webll, bashkëpunëtor i afërt i presidentit amerikan Barack Obama, njoftojnë disa dëshmitarë. Një autokolonë që përfshin një makinë ku ndodhej Suu Kyi, si dhe disa autojete të policisë, u nis më parë nga shtëpia në Rangun, ku fituesja e çmimit Nobel për paqen filloi të martën një periudhë prej 18 muajsh të tjerë arresti shtëpie, me urdhërin e numrit një të regjimit ushtarak, Than Shwe. Jim Webb, i cili është takuar më parë gjatë ditës me Than Shwe në kryeqytetin administrativ birmanez, Naypyidaw (në qendër), mbërriti në godinën qeveritare në Rangun disa minuta përpara Suu Kyi, vazhdoi i njëjti burim. Webb, parlamentar demokrat i Virxhinias që kryeson nënkomisionin e Çështjeve të Jashtme të Senatit, është zyrtari i parë i lartë amerikan që takohet me Than Shwe, "armik i betuar" i të gjitha administratave të mëparshme në Uashington. Takimi u zhvillua në një kohë kur gjeneralët në pushtet vazhdojnë të jenë në qendër të kritikave ndërkombëtare për dënimin të martën të Suu Kyi me 18 muaj arrest shtëpie.
Jim Webb (63 vjeç), veteran i luftës së Vietnamit, mbërriti të premten në Birmani, që nga Laosi, pika e nisjes së një turneu që ai do të zhvillojë në Azinë Juglindore. Një anëtar i delegacionit të tij u shpreh sot në Rangun përpara Federatës së dhomave të tregtisë dhe industrisë së Birmanisë dhe, sipas pjesëmarrësve, bisedimet kishin si temë kryesore shpresat e biznesmenëve lokalë për të patur një lehtësim së afërmi të sanksioneve kundër tyre. Rezultati i parë i dukshëm i takimit historik të Webb dhe Than Shwe i njoftuar nga një zyrtar birmanez, i cili preferoi të mbetej anonim, ishte njoftimi për dëbimin së afërmi në Shtetet e Bashkuara të Yetaw, shëndeti i të cilit është delikat dhe ka patur disa kriza epilepsie në burg."Yettaw ka shumë të ngjarë të dëbohet pas vizitës së senatorit amerikan", i deklaroi AFP-së ky zyrtar i juntës.Pas takimit kokë më kokë me Than Shwe, Webb u takua pasdite në Rangun, qyteti më i madh i Birmanisë, në jug, për 45 minuta me Suu Kyi, por jo me Yetaw, vazhduan disa zyrtarë birmanezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›