Rooney: Askujt nuk i pëlqen të sfidojë Anglinë

Anglia mund të arrijë shumë në Euro 2012 dhe skuadrat nuk do të dëshirojnë të luajnë ndaj kësaj përfaqësuese – ka thënë Wayne Rooney. Sulmuesi i Manchester Unitedit u kthye nga suspendimi për ta shënuar golin e fitores ndaj Ukrainës, ndërsa mendon se Tre Luanët janë në rrugë të mirë për të pasur sukses në turneun evropian.
“Mendoj se i dimë kualitetet tona dhe e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë”.
“Nuk mendoj se ka ndonjë skuadër që i pëlqen të luajë ndaj nesh, jemi të vështirë për t`u thyer dhe kemi lojtarë të cilët mund të shënojnë gola, prandaj gjërat po shkojnë mirë për momentin”, ka deklaruar Rooney.
Anglia do ta zhvillojë ndeshjen çerekfinale të dielën kundër Italisë.