Vjen “Lidhja...” e Frashërit

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878-1881" është libri i sapobotuar i historianit, Kristo Frashëri.
Monografia me 700 faqe sjell një nga ngjarjet më të ndritura të historisë së re të kombit shqiptar, figurat kryesore të saj, rëndësinë që pati dhe mënyrën se si u prit nga fqinjët dhe më gjerë.
Duke e konsideruar 'Lidhjen' si zbatim të programit politik (dhe jo vetëm të tij) dhe ideve të Rilindjes Kombëtare, Frashëri shkruan edhe për dobitë e këtij bashkimi të shqiptarëve.
Në libër pasqyrohen trajtimet e historiografisë shqiptare dhe botërore për Lidhjen e Prizrenit të botuara deri në vitin 1984, dhe, e dyta, burimet dokumentare, shqiptare e të huaja, të botuara e të pabotuara për Lidhjen, të shfrytëzuara nga autori në këtë monografi dhe që njiheshin prej tij deri më 1984.