E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea ka ofruar 30 milionë për Ribery?

Chelsea raportohet se ka ofruar 30 milionë paund për yllin e Bayern Munich, Franck Ribery.

The Sun shkruan se trjaneri i bluve, Andre Villas-Boas, është kthyer nga Ribery në kërkim të një mesfushori të klasit botëror, pasi është ndikuar nga refuzimi i Tottenhamit për të shitur Luka Modric.

Blutë gjithashtu janë të gatshëm t`i ofrojnë atij pagë vjetore me vlerë 10 milionë paund.

Por Bayern Munich nuk mendohet se do të mendojë të shesë lojtarin për një shumë më pak se 36 milionë paund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›