E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallku: Nuk me tremb Riberi, më tremb e gjithë Franca

TIRANË- Në ndeshjen ndaj Francës, reparti i mbrojtjes do të jetë pa më të voglin dyshim në qendër të vëmendjes. Përballë Canës, Dallkut, Telit e Vangjelit, do të jenë emra si Riberi, Maluda, Nasri apo Benzema.

“Riberi është një prej emrave të mëdhenj të futbollit europian, por nëse ne punojmë bashkë do ia dalim Riberisë dhe gjithë të tjerëve, - deklaroi mbrojtësi i Vorskla Poltavës në Ukrainë. – T’ju them të drejtën Franca ka shumë emra të mëdhenj, si Riberi apo Benzema, por më shumë më tremb ekipi i Francës sesa këta emra.

Ne në shtator kemi zhvilluar vërtet ndeshje të mira, megjithatë duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë shumë njëri-tjetrin në fushën e lojës”, përfundoi mbrojtësi kosovar.
(e.m/A.Latifi/BAlkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›