Hyka: Më mirë 3 pikë në Luksemburg se një pikë me Francën
TIRANE- Jahmir Hyka është rikthyer të luajë titullar, teksa me Lucernën është aktivizuar rregullisht nga trajneri Hakan Jakin. Madje, ndonjëherë edhe duke zëvendësuar vëllain e teknikut. "Këtë periudhë jam ndjerë mirë, kam shënuar edhe gola", u shpreh fantazisti kuqezi para gazetarëve. Hyka realizoi një gol ndaj Malit të Zi më 10 gusht, ndërkohë që në sfidën e radhës kundër Francës ai shpreson të ketë të njëjtën formë. "Ai gol më ka ngritur shumë moralin, - shprehet Hyka. - Me Francën mendoj se ne kemi shanset tona, ndonëse ata vijnë për të fituar. Shpresoj të marrim një pikë, por për mendimin tim, më mirë një fitore me Luksemburgun, sesa një pikë me Francën. Megjithatë, them se nuk do ishte keq të merrnim 4 pikë", tha më tej fantazisti.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
(s.g/GSH/BalkanWeb)