Chelsea kërkon Fabregasin dhe Arshavinin

Drejtuesit e Chelseat do të përpiqen të sjellin në Stamford Bridge kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, gjatë verës.
The Sun shkruan se pronari i klubit, miliarder rus Roman Abramovich, dëshiron të sjellë emra të rinj gjatë verës për të përmirësuar stilin e lojës së Bluve.
Dhe kapiteni i Arsenalit është në maje të listës së emrave të cilët synohen të sillen në klub. Edhe bashkëlojtari i Cesc te Arsenali, Andrey Arshavin, po ashtu ka joshur interesimin e Bluve.