E Shtunë, 31 Tetor 2026

City do të shfrytëzojë Tevez për të sjellë Drogban

Manchester City është i gatshëm të bëjë një shkëmbim sensacional që do të përfshinte Carlos Tevez dhe sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.

Tevez është i etur të largohet nga Eastlands gjatë verës dhe klubi tjetër i pasur i Premier Ligës mund të jetë i vetmi që mund të paguajë pagën e tij të majme.

City është i paepur ta mbajë Tevez, por mund të pranojë një marrëveshje bombastike që do t`i shohë ata të fitojnë 30 milionë fpaund plus sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.

Manchester Evening News shkruan se menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, është i alarmuar nga mundësia për të nënshkruar me Drogba, i cili ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Chelsean dhe i cili është i entuziazmuar nga beteja për vend në ekipin e Carlo Ancelottit, që nga arritja e Fernando Torres në janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›