Komisioni i disiplinës jo kërkesës së Flamurtarit për pikët

Komisioni i Disiplinës së FSHF-së nuk ka pranuar kërkesën ankimore të ekipit të Flamurtarit për marrjen e pikëve të ndeshjes Laçi-Flamurtarië në tavolinë.
Në mbledhjen e sotme Komisioni i disiplinës e ka cilësuar kërkesën e ekipit të Flamurtarit si të pabazuar në parashikimet e Kodit të Disiplinës Sportive.
Sipas Komisionit të Disiplinës në bazë të fakteve të mbledhura nga hetimi i kryer nga Inspektorët e Disiplinës, ka patur hedhje të fishekzjarreve në drejtim të lojtarit të “Flamurtarit”, por që nuk kanë shkaktuar dëmtime të atilla që mund të vinin në rrezik shëndetin e lojtarit dhe as shkaqe për ndërprerjen e ndeshjes për këte veprim sado i dënueshëm si i tillë.
Më tej në procesverbalin e Komisionit të disiplinës theksohet se rasti nuk ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes dhe as në vijimin e mëtejshëm të saj pas ndërprerjes dhe për këtë arsye ato nuk janë ekstreme të parashikuara nga KDS për dhënien e pikëve në tavolinë.
Gjithashtu Komisioni i Disiplinës ka dënuar ekipin e Laçit për dëmtim të lojtarit kundërshtar me 500.000 lekë gjobë dhe me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa praninë e shikuesve.