Ribery vazhdon në Bayern

Mesfushori francez, Franck Ribery do të nënshkruajë kontratë të re, që do ta mbajë atë në Bayern Munich për pesë sezone tjera, duke u dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij, ka njoftuar të premten e përditshmja sportive gjermane Bild.
27 vjeçari, i cili do të mungojë në finale të Ligës së Kampionëve kundër Interit për shkak të suspendimit, me kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2015 do të jetë futbollisti më i paguar në histori të gjigantit bavarez, me pagë vjetore prej rreth 10 milionë euro.