E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, nje milione euro per provat e lira?

Kjo eshte ideja me e fundit ne garen e Formula 1, per te bere me agresive, me emocionuese dhe me te shpejte diten para fundjaves, ku makinat bejne testet e para ne piste.

Nje milione dollare per makinen me te shpejte ne provat e lira te dites se premte. Kjo eshte ideja me e fundit ne garen e Formula 1, per te bere me agresive, me emocionuese dhe me te shpejte diten para fundjaves, ku makinat bejne testet e para ne piste.

Kane qene drejtuesit e shoqates se skuadrave ne F1 ata qe kane bere kete propozim qe shumekush mund ta superoferte. “Aktualisht skuadrat bejne testet e para diten e premte, por ne te vertete asnje nuk interesohet per kohen e shpejte”, ka deklaruar ne sportiven gjermane “Autosport”, drejtori ekzekutiv i McLaren, Martin Whitmarsh.

“Gjerat qe po kerkojme, jane per te ndihmuar spektaklin. Ose mund te bejme ndicka tjeter, te programojme nje sesion provash vetem 45 minuta, gje e cila do te vendose te gjithe para pergjegjesise, per te bere nje minikampionat”, ka theksuar Whitmarsh.

“Shifra mund t’i duket gjithkujt e ekzagjeruar por me e rendesishmja eshte qe ne kerkojme te bejme dicka te bukur, pastaj dikutimi eshte i hapur. Shpresoj se pas Japonise dhe Shangait, dy garat e fundit do te arrijme nje perfundim”, ka perfunduar drejtori ekzekutiv i McLaren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›