E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia ruse bleu Kupen UEFA?

Një hetim i zyrtarëve spanjollë mbi mafian ruse hedh gjithnjë e më tepër hije dyshimi mbi fitoren e Kupës UEFA nga Zenit San Peterburgu.

Gjykatësi spanjoll Baltasar Garzon ka në dorë disa të dhëna në bazë të të cilave, gjysmëfinalja e kthimit e fituar nga ruset 4-0 ndaj Bajern i Mynihut, është e trukuar.

Hetimi i mbiquajtur "Operacion Troika", vërtitet rreth Guenadis Petrov, një prej liderëve kryesor të organizatës mafioze Tambobskaya,me qendër në San Peterburg.

Hetuesit, kane hedhur drite mbi interesat e tij të shumëfishta të lidhur me krimin e organizuar.

Mes tyre duket se është edhe Zenit, formacioni rus që arriti të mundë në finale Glasgow Rangers.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›