E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikohet Euro 2012

Polonia rrezikon të humbasë të drejtën për zhvillimin e Kampionatit Europian Euro 2012, pasi FIFA dhe UEFA nuk e njeh administratorin e ri që ka vendosur qeveria polake në krye të federatës së futbollit.

“FIFA dhe UEFA do të fillojnë menjëherë bisedimet për masat që do të merren në lidhje me federatën polake të futbollit dhe për këtë arsye do të zhvillohet një mbledhje e komitetit egzekutiv më 23-24 tetor, - shkruhet në një komunikatë për shtyp të FIFA-s.

Zëdhënësi për shtyp i organizmit më të lartë botëror të futbollit, ka deklaruar që nëse do të mbetet në fuqi pezullimi i bordit aktual drejtues të federatës polake të futbollit, atëherë rrezikohet që ky vend të humbasë të drejtën për të organizuar Kampionatin Europian Euro 2012 bashkë me Ukrainën.

Pezullimi i bordit drejtues të federatës polake të futbollit ka ardhur ditën e hënë pas kërkesës që kishte bërë ministri i sporteve në gjykatën e arbitrazhit sportiv.

Pavarësisht kësaj, FIFA dhe UEFA vazhdon të ketë kontakte me presidentin e pezulluar pasi është i vetmi që ajo njeh.

Kjo është një tjetër ndërhyrje e qeverisë Polake në Federatën e Futbollit, pas asaj të vitit 2007 ku sërish ka pasur një kërcënim për përjashtim nga FIFA dhe UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›