E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea “krip” cmimin e afrikanit Drogba

40 milione euro ose kartonin e Adrianos do te ishin te mjaftueshme qe Drogba te bashkohej me ish trajnerin e tij ne “San Siro”.

Inter kerkon me cdo kusht Didier Drogba por per “koken” e afrikanit presidenti Abramovich kerkon nje shume te majme, aq sa edhe Moratti mund te mendohet shume.

40 milione euro ose kartonin e Adrianos do te ishin te mjaftueshme qe Drogba te bashkohej me ish trajnerin e tij ne “San Siro”. Kjo eshte pergjigja e pare qe ka marre Interi pas interesimit zyrtar ne klubin londinez.

“Didier nuk ka fjetur me mua, me mire pyesni presidentin per kete pune”, ka thene tekniku Scolari, duke shtuar se keto zera jane te zakonshem ne kete moment pasi, po afron merkatoja e dimrit. Per kete ceshtje ka folur edhe vete lojtari, duke saktesuar se aktualisht ka nje kontrate qe e lidh deri ne vitin 2010 me Chelsea.

Nese kushtet e manjatit rus nuk do ndryshojne, atehere do te jete shume e veshtire qe Interi te leshoje Adrianon per Drogba, pasi braziliani cilesohet si nje lojtar me i vlefshem, ndersa 40 milione euro jane shume per xhepat e shoqerise, aq me shume ne keto momente kur ne bote ka pllakosur kriza ekonomike.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›