Tirana, kunder Teutes rikthehet Memelli

Barazimi me Vllaznine e vendit te dyte, ka vene ne dyshim forcen e vertete te Tiranes, e cila ne 6 ndeshjet e fundit ka arritur te marre vetem 7 pike.
Ndeshja e fundjaves me shkodranet ka nxjerre ne siperfaqe problemet e bardhebluve, ndersa trajneri Bllazhe Slishkovic duket i pakenaqur nga paraqitja e djemve te tij. Ne perballjen e ardhshme, Tirana do te ndeshet me Teuten e Sulejman Staroves, e cila ne 6 javet e fundit ka arritur te marre plot 11 pike, aq sa Vllaznia dhe Bylis.
Nga ana tjeter, kryeqytetasit kane rifituar sulmuesin me te mire te skuadres, Migen Memelli. Sulmuesi korcar ka shenuar 6 nga 13 golat e gjithe skuadres, duke vene ne dukje varesine e bardhebluve ndaj lojtarit ne fjale. Ndaj Teutes se vendit te gjashte do mungoje kapiteni Devi Muka dhe mbrojtesi kroat Leke Kcira.