E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, më e mirë se Barcelona

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 17:00

Paraqitja e Chelseas në barazimin 1-1 në Valencia në Ligën e Kampionëve të mërkurën ishte superiore ndaj asaj të Barcelonës në Mestalla javën e kaluar, sipas golashënuesit Frank Lampard.

Kampioni i Spanjës dhe Evropës Barcelona u desh të luftojë për të siguruar një barazim 2-2 kundër Valencias në La Liga por skuadrës spanjolle ju nevojit një penallti e vonë pas lojës me dorë nga sulmuesi Salomon Kalou për të barazuar me Chelsean.

“Valencia është ekip fantastik. Ne e kemi shikuar në xhirim ndeshjen e tyre kundër Barcelonës dhe ne luajtëm shumë më mirë se Barcelona. Ne u tërhoqëm pas golit, kur ndeshemi me një skuadër kualitative ju do të vuani në momente të caktuara dhe ndoshta barazimi ishte rezultat i drejtë” tha Lampard për uebfaqen zyrtare të Chelseas (www.chelseafc.com).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›