E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pearce nuk e do postin e Capellos

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 19:00

Stuart Pearce është distancuar nga zëvendësimi i Fabio Capellos në postin e selektorit të Anglisë.

Pearce është selektor i ekipit U-21 të Anglisë pritet të emërohet në drejtim të skuadrës së Britanisë së Madhe në Olimpiadën 2012 në Londër, por beson se nuk ka përvojën e nevojshme për të zëvendësuar italianin, i cili do të largohet nga detyra pas skadimit të kontratës së tij më 2012.

“Tani për tani nuk kam përvojën e duhur për atë detyrë. Besoj se është një post për dikë më me tepër përvojë”, tha Pearce për talkSport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›