Pukjanët do t’I drejtohen Lozanës për drejtësi
Pukë - Drejtuesit e Tërbunit të Pukës shprehen të gatshëm për t’u ankimuar në Lozanë për vendimin e FSHF-së, i cili e përjashton këtë klub nga çdo lloj aktiviteti futbollistik për dy vjet. Komisioni Arbitrar Sportiv në Lozanë shihet si rruga e vetme për shpëtim nga pukjanët. Vendimin e tyre e ka konfirmuar kapiteni i Tërbunit, Alban Hasani, gjatë bisedës telefonike në një television kombëtar.
Drejtuesit e Tërbunit do të organizojnë këto ditë një mbledhje me futbollistët titullarë, tifozët dhe drejtuesit e bashkisë për të vendosur për hapat e mëtejshëm të protestave të tyre.
Tërbuni u pezullua për shkak të mosmarrjes së masave në ndeshjen kundër Kastriotit e vlefshme për kategorinë e parë. Tifozët shkatërruan hekurat rrethues dhe hynë në fushë duke ushtruar dhunë mbi gjyqtarët e këtij takimi.