Inzagi, një bishë që nuk di të ndalet kurrë
Milano - Filipo Inzagi është padyshim protagonisti kryesor në Italisë këtë fundjavë pas arritjes së 300 golave në kampionatin e këtij vendi. Në ndeshjen e fundit kundër Sienës në transfertë "njeriu gol" arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë pas tre të tillëve që shënoi një javë më parë kundër Atalantës. Për më tepër, Super Pipos nuk i mjaftojnë 300 golat, por kërkon të arrijë gjigandin e futbollit italian dhe atij botëror, Roberto Baxhon.
“Objektivi im kryesor padyshim që është rikthimi i Milanit në Ligën e Kampioneve. Më pas dua të arrij Roberto Baxhon me golat e shënuar, -deklaron nuhatësi i portave, Pipo Inzagi. –Baxho ka arritur të shënojë 318 gola, dhe mua më mungojnë edhe 19 për të thyer rekordin e tij”.
Në deklaratën për mediat, Inzagi kujton edhe një herë një nga momentet më të bukura të karrierës së tij, finalen e Athinës. “Kur mendoj për golat e mi, në mendje më vjen menjëherë goli i shënuar në Athinë kundër Liverpulit për Ligën e Kampioneve. Ishte një pas i mrekullueshëm nga Kaka, nuk ishte shumë e vështirë, por pozicioni nga ku un arrita të shënoj e bën atë një gol të mrekullueshëm. Teknikisht edhe golat e tjerë që kam shënuar janë të mirë, por ky është dy-fish i tillë”, deklaron sulmuesi i Milanit.