Dinamo bie viktimë e skandalit në futbollin shqiptar
Tiranë - Vllaznia do të jetë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë pas vendimit të fundit nga Komisioni i Disiplinës. Shkodranët kanë fituar në tavolinë me rezultatin 2-0 ndeshjen e dytë të vlefshme për çerekfinalet e kupës përballë kryeqytetasve të Dinamos. Aktivizimi i Elis Bakajt nga Dinamo është bërë shkaku i eliminimit të skuadrës së drejtuar nga Shkelqim Muça.
“Në kushtet kur nga KF Dinamo është kryer kjo shkelje, në vështrim të parashikimeve të kësaj dispozite rezulton se KF Dinamo, ka aktivizuar një lojtar, që nuk lejohet të luante në këtë aktivitet me këtë ekip, rrethanë për të cilën mbështetur në parashikimet e nenit 36/25, të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit, 23/ 2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF, e nenit 55 të Kodit të Disiplinës së FIFA, nenit 14 të Kodit të Disiplinës se UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, në favor të KF Vllaznia”, thuhet në komunikatën e FSHF-së.
Ndërkohë fatin e çiftit Flamurtari-Partizani do ta vendosë një ndeshje e tretë në fushë asnjanase. Shkak për këtë është anullimi i dy ndeshjeve të zhvilluara mes tyre, pasi Partizani ka aktivizuar Gjondedën dhe Bakallin, ndërsa Flamurtari ka aktivizuar Merxhën.
“Meqenëse këta lojtarë e kane patur të ndaluar pjesëmarrjen në ekipe të tjera në Kupën e Shqipërisë për shkak të regjistrimit të tyre me skuadra të tjera më parë pjesmarrëse në Kupë, të dyja ekipet kanë kryer shkelje me pasojë parregullsinë e të dyja ndeshjeve të zhvilluara mes tyre. Për këto arsye anulohet rezultati i të dyja ndeshjeve të zhvilluara midis tyre, dhe urdhërohet që KF Flamurtari dhe KF Partizani të luajnë një ndeshje të vetme në fushë asnjanase, të vlefshme për Kupën e Shqipërise”, thuhet në komunikatën zyrtare të FSHF-së.