Chelsea nuk e meritoi fitoren

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka përshkruar humbjen 1-0 nga Chelsea në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge si të “padrejtë”.
Gjiganti katalan dominoi ndeshjen dhe humbi raste të shumta për shënim. Kurse, Didier Drogba realizoi pak para përfundimit të pjesës së parë në atë që doli të jetë goli i vetëm i përballjes.
Chelsea ka epërsi para ndeshjes së kthimit të Nou Camp të martën kurse fituesi i duelit do të takohet në finale me Real Madridin ose Bayern Munichun.
“Ky rezultat është i padrejtë por e dinim se Chelsea është skuadër e cila i shfrytëzon rastet e saj. Ne nuk ishim efikas para portës por duhet ta bëjmë këtë në ndeshjen e kthimit”, deklaroi Iniesta për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.