Lamtumira e fundit për Morosinin (video)

Mijëra tifozë kanë mbushur rrugët e Bergamos për ti bërë nderimet e fundit Piermario Morosinit, mesfushorit të Livornos i cili kolapsoi dhe vdiq si pasojë e sulmit kardiak gjatë ndeshjes kundër Pescarës në Serie B të dielën.
Ati Luciano Maneti e filloi ceremoninë e varrimit duke thënë: “Mario është vërtetë në zemrat tona. Nuk jam i frikësuar dhe jam këtu jo vetëm për Marion por me Marion”. 25 vjeçari Morosini i cili ishte i huazuar nga Udinese, e filloi karrierën ne ekipin e të rinjve të Atalantës.
E gjitha skuadra e Atalantës mori pjesë në varrim, si dhe anëtarë të Udineses dhe ish bashkëlojtarë të shumtë. Përfaqësues të skuadrave tjera nga futbolli italian gjithashtu ishin pjesë e ceremonisë në Kishën San Gregorio Barbarigo.
“Respekt i madh për këtë djalosh i cili na ka mësuar me vështirësitë e shumta që mund të përballemi”, deklaroi selektori i Italisë, Cesare Prandelli.