Drogba frikësoi Barcelonën

Kapiteni i Chelseas, John Terry lavdëroi Didier Drogban pasi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi golin e fitores 1-0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Didier është futbollist i ndeshjeve të mëdha, i rasteve të mëdha. Ai ngjalli frikë për mbrojtjen e Tottenhamit në fundjavë kurse e bëri këtë edhe ndaj Barcelonës. Ai u përball me disa prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe bëri punë të mrekullueshme”, deklaroi Terry për ITV.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të martën në Nou Camp.