E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul largohet nga Schalke 04

Sulmuesi spanjoll Raul nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me Schalke 04 dhe do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Një komunikatë e publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit nga Gelsenkirchen konfirmoi se 34 vjeçari i cili erdhi dy vite më parë nga Real Madridi, ka vendosur të largohet. Raul u bë idhull i tifozëve të Schalkes duke realizuar 13 gola në sezonin debutues.

Ai ka shtuar 14 të tjerë këtë edicion duke i ndihmuar skuadrës të jetë shumë pranë kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›