Chelsea nuk është anti-futboll

Mesfushori i Chelseas, Ramires i ka dalë në mbrojtje taktikës defanzive të skuadrës. Gjiganti londinez triumfoi në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.
Mirëpo u kritikua për qasjen defanzive që aplikoi në eliminimin e Barcelonës në gjysmëfinale dhe triumfin pas penalltive ndaj Bayern Munichut në finale.
“Anti-futbolli nuk është stil i Chelseas, ne luajtëm ato ndeshje në atë mënyrë sepse u përballëm me Barcelonën, kurse kur u takuam me Napolin na është nevojitur të shënojmë gola dhe e bëmë këtë, kur askush nuk besoj se mundemi”, deklaroi Ramires për Radio Estado ESPN.