Zvicra e shqiptarëve, e pandalshme

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kampionatin Evropian U21 që po mbahet në Danimarkë. Helvetikët në takimin e dytë mposhtën Islandën me rezultat 2:0 dhe tani kryesojnë me 6 pikë Grupi A, pjesë e së cilës janë edhe Danimarka e Bjellorusia.
Dyshja kosovare e Baselit, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka ishin titullarë kundër islandezëve.
Madje i pari sërish ishte protagonist pasi ishte i pandashëm për kundërshtarët. 19-vjeçari në minutën e dytë ka asistuar për Frein, i cili realizoi golin e avantazhit.
Gjatë pjesës së parë, edhe Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, kishte një rast por portieri islandez priti gjuajtjen e tij. Në minutën e 68’të, ai ia liroi vendin mesfushorit tjetër nga Kosova, Amir Abrashit.
Ndërsa në bankën rezervë të helvetikëve ishin edhe dy futbollistë shqiptarë me prejardhje nga Maqedonia, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi. Zvicra ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Bjellorusisë.