E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo, drejtor teknik i PSG?

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 18:42

E ardhmja e Leonardos duket të jetë larg Interit. Sipas magazinës franceze ‘L’Equipe’, trajneri i Nerazzurrëve e ka pranuar një propozim për t’u bërë drejtor teknik i Paris Saint Germainit, ku kishte luajtur si futbollist.

Në orët e fundit, në Doha të Katarit po zhvillohen bisedime në mes të brazilianit dhe arabëve, pronarë të rinj të 70 për qind të klubit francez.

Ata mendojnë se është pikërisht Leonardo ai i cili mund të bëjë revolucion në PSG, i cili në vitet e fundit ka mbetur hije e skuadrave tjera franceze. Me këtë rast, ‘Leo’ do t’i jepte fund eksperiencës në Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›