E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, pas Higuainit

Gonzalo Higuain ka dhënë indikacione se mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, babai i tij, Jorge tashmë ka zhvilluar disa raunde të bisedimeve me Chelsean rreth transferimit në Londër.

Pas fitores 5-1 ndaj Athletic Bilbaos në fundjavë, Higuain tha: “Ndihem krenar për duartrokitjet e tifozëve, të cilët më njohin për këto tri vjet e gjysmë që kam kaluar këtu. Kam dhënë maksimumin për këtë klub”. Higuain është golashënuesi më i mirë i Realit në La Liga këtë sezon me 27 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›