E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Dua t'i mbaj Tevez e Bellamy


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, dëshiron të mbajë në Eastlands dyshen sulmuese Craig Bellamy dhe Carlos Tevez.

Bellamy është lidhur me një transferim në Tottenham, ndërsa Real Madrid është i interesuar për Tevez.

"Craig dështoi në West Ham pasi dëmtoi gjurin kundër Tottenhamit. Pres që ai të jetë lojtar i Cityt edhe sezonin e ardhshëm. Carlos do të jetë këtu po ashtu. Nuk ka probleme me të. Ai dëshiron të qëndrojë në City dhe të fitojë", ka thënë Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›