E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez për Dzekon

Sipas medieve gjermane, Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë Mario Gomezin dhe 10 milionë euro në shkëmbim për sulmuesin e Wlfsburgut, Edin Dzeko.

Kampioni i ri i Bundesligës spekulohet se planifikon të paraqesë ofertë për shërbimet e reprezentuesit boshnjak, i cili ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme në dy sezonet e fundit, duke realizuar 49 gola në 66 ndeshje në kampionat.

Mirëpo, Dzeko kërkohet edhe nga klube të mëdha jashtë Gjermanisë, përfshirë Milanin dhe Juventusin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›